
Aktori që ka interpretuar katër herë agjentin James Bond, është shprehur në “The Hollywood Reporter” se tani është koha që një grua të marrë rolin e spiunit të famshëm.
"Mendoj se kemi parë mjaft djem ta bëjnë rolin në këto 40 vite. Hapni rrugë djema për të vendosur një grua atje. Mendoj se do të ishte shumë emocionuese”, tha ai.
Brosnan tha se filmi shenjoi gjithë karrierën dhe se Bond është për të një personazh i dashur.
Filmi i 25-të i James Bond, "Nuk ka kohë për të vdekur", ku luan Daniel Craig, do të shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar më 3 Prill dhe do të udhëtojë për në SHBA deri më 8 Prill.



