Librat me karakter fetar, rritet interesi i lexuesve (VIDEO)

Librat me karakter fetar, rritet interesi i lexuesve (VIDEO)

Panairi i Librit në Tiranë ka vetëm pak kohë që është mbyllur. Ndërkohë që si çdo vit nuk kanë munguar librat e rinj dhe temat e ndryshme të diskutimit, diçka e cila ra në sy gjatë këtyre ditëve ishte edhe interesi për botimet me karakter fetar. Shtëpi botuese të këtyre librave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova ishin të pranishme në panair me botime të llojeve të ndryshme.

Sipas botuesve, interesi për librat me karakter fetar është më i madh në Shqipëri dhe më i dukshëm te moshat mesatare dhe të reja dhe tek një grup njerëzish, që jo domosdoshmërisht janë praktikantë fetarë.

Sipas vetë lexuesve të këtyre lloj botimeve, librat me karakter fetar ofrojnë disa njohuri të nevojshme dhe me interes. Ata vërejnë se botimet më të shumëllojshme në këtë drejtim vijnë nga Maqedonia, porse botimet shqiptare janë përgjithësisht më cilësore.

Në krejt hapësirën shqiptare ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 15 shtëpi botuese, të cilat botojnë libra të karakterit fetar islam, dhe rreth 7-8 shtëpi botuese të karakterit fetar orthodoks dhe katolik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy