A do ta vlerësonim më shumë familjen duke ndenjur më gjatë me të? Përgjigjen duket se e ka gjetur artisti Vladimir Llakaj, që dashurinë për familjarët e tij e ka shpalosur përmes një ekspozite të titulluar “My Loved Ones”.
Artisti rrëfen se nga e ka marrë indicien për të sjellë në sallën e GALERISË FAB në kryeqytet një cikël skulpturash të derdhura në bronx, të cilat vlerën më të madhe e morën gjatë kohës së pandemisë.
E kur bëhet fjalë për vepra të një karakteri kaq personal, vështirësia e artistit është të ndahet prej tyre.
Ekspozita “My loved ones” do të qëndrojë e hapur për publikun deri ditën e mërkurë dhe më pas punimet do të zënë vend në studion personale të artistit.



