24 vjet më vonë gjen bamirësin e saj (FOTO)

24 vjet më vonë gjen bamirësin e saj (FOTO)

Dikur fëmijë, në një kamp refugjatësh në Holandë, një vogëlushe kurde mori dhuratë një biçikletë të kuqe plot shkëlqim.

Mevan Babakar, 29 vjeçe me banim në Londër, përdori faqet e mediave sociale për të rënë në gjurmë të burrit që i dhuroi një “biçikletë të madhe me shkëlqim” kur jetonte në një kamp refugjatësh pranë Zwolle në vitin 1994. "Ishte gjëja më e mirë që më ndodhi në një moment të vështirë dhe kjo është arsyeja pse unë dua ta falënderoj", i tha ajo më vonë gazetës lokale “De Stentor”.

"Ai më mësoi që mirësia mund të ekzistojë kudo, pavarësisht çdo gjëje.”

Nga apeli i bërë në mediat sociale përfundimisht ajo arriti ta gjente burrin, i cili tani jeton në Gjermani.

Një punëtor tjetër i kampit, i cili e ndihmoi të përdorte një kompjuter për herë të parë, gjithashtu u vu në kontakt me të.

Familja e Mevan u zhvendos në Turqi, Azerbajxhan dhe Rusi para se të kalonte një vit në kampin e refugjatëve pranë Zwolle dhe më në fund u vendos në Londër. /DutchNews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy