Një virtuoze e pianos po vajton për humbjen e "mikes së saj më të mirë", pasi ata që po transportonin pianon e saj madhështore e thyen.
Kanadezja Angela Hewitt vlerësohet si një nga pianistet kryesore klasike në botë. Të gjitha regjistrimet e saj evropiane që nga viti 2003 janë realizuar me pianon “Fazioli F278”, e cila ishte e vetmja në botë që kishte katër pedale.

Pianoja mbahej në shtëpinë e saj në Itali dhe kishte një vlerë mbi 200 000 dollarë.
Artistja thotë se tani është duke u marrë me siguracionin dhe shpreson të udhëtojë në Sacile, Itali, ku prodhohen “Faziolis”, për të zgjedhur një të re në muajt e ardhshëm.
"E adhuroja atë piano. Ishte shoqja ime më e mirë, shoqëruesja më e mirë. E dashuroja, më jepte mundësinë të bëja gjithçka që dëshiroja. Tani nuk është më", shkroi ajo.
Kjo nuk është katastrofa e parë e lëvizjes së një pianoje. Në vitin 2007, një piano e madhe koncertesh me vlerë mbi 50 000 euro ra nga një kamion. /BBC/



