Geena Davis: Pabarazia gjinore në Hollivud, një turp i vërtetë

Geena Davis: Pabarazia gjinore në Hollivud, një turp i vërtetë

Përfaqësimi i ulët i grave në Hollivud pas kamerave është një "turp", shprehet aktorja amerikane dhe aktivistja Geena Davis në Festivalin e Filmit Deauville të Francës.

Davis, e cila u bë e njohur në filmin kut "Telma dhe Luiza" me Susan Sarandon, kritikon hendekun gjinor në Hollivud nga tapeti i kuq i festivalit, ku po promovonte dokumentarin e saj të ri "This Changes Everything" (Kjo ndryshon gjithçka) mbi pabarazinë gjinore.

"Mendoj se kam dëgjuar sot se në Francë ka 24% drejtore femra, kurse në Shtetet e Bashkuara vetëm 4%. 24 nuk është edhe aq mirë, por 4% është turp", u tha ajo gazetarëve.

Dokumentari, i prodhuar nga Davis dhe i drejtuar nga Tom Donahue, përmban intervista me aktorë të njohur të Hollivudit, përfshirë Meryl Streep, Reese Witherspoon, Jessica Chastain dhe Tiffany Haddish, dhe shqyrton diskriminimin gjinor në media dhe industrinë e argëtimit.

Davis tha se lëvizja #MeToo, e cila ka ndihmuar gratë të flasin për dhunën seksuale në të gjithë botën, ka pasur një ndikim të madh në Hollivud.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy