
Salman Rushdie ka bërë daljen e tij të parë publike që kur u godit me thikë dhe humbi shikimin në njërin sy pasi u sulmua gjatë një aktiviteti letrar.
Rushdie ishte i ftuar surprizë në galanë Pen America të enjten mbrëma në Nju Jork, ku u prit me ovacione.
Rushdie u godit me thikë në qafë dhe në bust ndërsa ishte në skenë në Institutin Chautauqua në perëndim të Nju Jorkut në gusht 2022. Ai qëndroi në spital për gjashtë javë, pasi nga goditja e thikës humbi shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë.
“Guximtari i vërtetë nuk isha unë. Përkundrazi, njerëzit që nxituan për të më shpëtuar jetën ishin heronjtë. Nëse nuk do të kishte qenë për këta njerëz, me siguri nuk do të isha sot këtu,” tha ai. "Guximi, atë ditë, ishte i gjithi i tyre."
Ai tha se nuk i dinte emrat e tyre, as nuk i kishte parë fytyrat, por shtoi se ua ka borxh jetën. Autoritetet arrestuan 24-vjeçarin Hadi Matar pas sulmit ndaj Rushdie, i cili la të plagosur edhe moderatorin e bisedës. Matar është akuzuar për tentativë vrasjeje.



