Përkujtohet në përvjetorin e lindjes Spiridon Ilo, muzikanti i parë që këndoi Himnin Kombëtar

Përkujtohet në përvjetorin e lindjes Spiridon Ilo, muzikanti i parë që këndoi Himnin Kombëtar

Drejtoria e Arkivave ka përkujtuar sot në përvjetorin e lindjes patriotin firmëtarin e Pavarësisë dhe këngëtarin Spiridon Tasi Ilo, i cili lindi në Korçë më 30 shtator 1876.

Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakave të gramafonit dhe regjistroi shumë këngë patriotike dhe popullore shqiptare, por regjistrimi më i rëndësishëm mbetet ai i Himnit Kombëtar.

Që në vogëli Spiridon Ilo pati emigruar në Rumani, si shumë bashkëkohës të tij. Në vjeshtën e vitit 1912 kthehet në Shqipëri si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë në Kuvendin e Vlorës.

Sipas dëshmive të familjarëve, flamurin e Pavarësisë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor, e patën dërguar shqiptarët e Rumanisë dhe vetë Spiridon Ilo e solli në Shqipëri, kurse Marigo Pozio i shtoi thekët dhe kreu disa ndryshime mbi të.

Më 1913-n u rikthye në Rumani dhe prej andej, më 1916-n, emigroi në SHBA. Duke ndjekur pasionin e tij, muzikën, në vitin 1923 themeloi kompaninë "Albanian Phonograph Records". Qëllimi i Ilos ishte të realizonte regjistrime dhe të hidhte në qarkullim pllaka gramofoni me muzikë shqiptare.

Ilo kreu regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, himni u këndua nga Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh, Gjuzeppe Mauro. Në vitet `20 botoi e shpërndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”.

Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë.

 Më 1 prill të vitit 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare.

Kallëpet e pllakave të gramafonit Spiridon Ilo i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv.

Në vitin 1926 u kthye përfundimisht në Korçë, ku dhe ndërroi jetë më 1950.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy