
Tre shkencëtarë që zbuluan se si qelizat ndijojnë dhe përshtaten me nivelet e oksigjenit kanë fituar çmimin Nobel 2019 në mjekësi.
Sir Peter Ratcliffe, nga Universiteti i Oksfordit dhe instituti "Francis Crick", William Kaelin nga Harvard, dhe Gregg Semenza nga universiteti “Johns Hopkins”, ndajnë çmimin e fiziologjisë ose mjekësisë.
Puna e tyre po çon në trajtime të reja për anemone, madje edhe kancerin.
Roli i ndijimit të oksigjenit gjithashtu po hulumtohet në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet kronike të mushkërive.
Sir Peter tha: "Jam i nderuar dhe i kënaqur nga lajmet. Ky është një atribut për laboratorin, për ata që më ndihmuan dhe punuan me mua ndër vite, për shumë të tjerë të kësaj fushe, dhe për familjen time për durimin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe".
Akademia Suedeze, e cila jep çmimin, tha: "Rëndësia themelore e oksigjenit është kuptuar me shekuj, por mënyra si qelizat përshtaten me ndryshimet e niveleve të oksigjenit ka qenë e panjohur."
Nivelet e oksigjenit ndryshojnë në trup, veçanërisht:
- Gjatë stërvitjes
- Në lartësi të madhe
- Pas një plagë që ndërpret furnizimin me gjak
Dhe qelizat kur bien, ato me shpejtësi duhet të përshtatin metabolizmin e tyre.
Aftësia e trupit për të ndijuar oksigjenin ka rol në sistemin imunitar dhe fazat më të hershme të zhvillimit brenda mitrës.
Nivelet e të ulëta të oksigjenit mund të shkaktojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut ose ndërtimin e enëve të gjakut për ta korrigjuar këtë.
Më shumë qeliza të kuqe të gjakut do të thotë që trupi është në gjendje të transportojë më shumë oksigjen. Kjo mund të shërbejë për ilaçet në trajtimin e anemisë.
Tumoret, ndërkohë, mund ta rrëmbejnë këtë proces për të krijuar dhe rritur me vetëdije enët e reja të gjakut. Kjo mund të përdoret në ilaçet kurimin e kancerit.
"Puna e këtyre tre shkencëtarëve dhe ekipeve të tyre i ka hapur rrugën një kuptimi më të thellë të këtyre sëmundjeve, kërcënuese për jetën dhe për zhillimin e strategjive të reja për t'i trajtuar ato. Urime për tre laureatët e rinj Nobel. Një çmim më se i merituar", tha Dr. Andreë Murray, nga Universiteti i Kembrixhit. /BBC/



