Baleti kontemporan “UNI” premierë në TKOB

Baleti kontemporan “UNI” premierë në TKOB

Shfaqja e baletit "UNI" nis rrugëtimin e tij premierë me Trupën e Baletit të TKOB-së dhe koreografinë e Julind Dervishit!

Në faqen zyrtare të TKOB, shfaqja sjell mesazhe të personifikimit të vetvetes përkundër botës që na rrethon.

Me baletin premierë “UNI” rikthejmë vëmendjen te brendia jonë, një udhërrëfim i sfidave që hasim e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri!

E sjellë nga artistët e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi, baleti kontemporan “UNI” do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth.

 “UNI”, shfaqet sonte në TKOB, me fillim prej orës 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy