Londër, Caravaggio shfaqet në artin e rrugës

Londër, Caravaggio shfaqet në artin e rrugës

Për shkak të masave të marra kundër koronavirusit, londinezët, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, nuk kanë mundësi të vizitojnë galeritë e artit. Por, tashmë atyre u ofrohet një alternativë e re artistike. Në një mur nën disa harqe hekurudhore, artisti i rrugës Lionel Stanhope ka pikturuar një vepër klasike të Caravaggio-s, të përditësuar me detaje të epokës së koronavirusit.

"Darka në Emmaus" e mjeshtrit barok italian, zakonisht është në dispozicion për ta parë në Galerinë Kombëtare në Londër, por interpretimi gjigant i Stanhope tani po shfaqet në Ladywell, në Londrën juglindore.

Izolimi i ka dhënë artistit kohën dhe rrugët më të qeta për të përsëritur një pikturë për të cilën ai tha se gjithmonë e ka admiruar dhe dëshironte ta bënte në përmasa të mëdha, njofton “Reuters”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy