18-20 qershor/ Festivali i Video Artit “Gjon Mili” në Dhërmi me aktivitete kulturore dhe artistike

18-20 qershor/ Festivali i Video Artit “Gjon Mili” në Dhërmi me aktivitete kulturore dhe artistike

Pas përfundimit të programit në Korçë, edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” zhvendoset në Dhërmi, ku do të zhvillohet nga 18 deri më 20 qershor me një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike.

 

Festivali do të sjellë projeksione video, instalacione artistike, ekspozita dhe diskutime me artistët pjesëmarrës, duke krijuar një hapësirë ndërveprimi mes artit bashkëkohor dhe trashëgimisë kulturore të zonës.

 

Aktivitetet do të zhvillohen çdo ditë nga ora 11:00 deri në 22:00 në disa ambiente të fshatit, përfshirë sheshet e kishave “Fjetja e Shën Mërisë” dhe “Shën Dhimitri”, galerinë Zoe Hora, një shtëpi të braktisur të përshtatur për ekspozita, si edhe në disa banesa tradicionale.

 

Programi i ditës së parë, më 18 qershor, nis në orën 16:00 me projeksione të filmave të shkurtër, dokumentarëve dhe veprave të video artit nga autorë të vendeve të ndryshme. 

 

Në mbrëmje do të inaugurohet instalacioni “Anabiosis” i Ervin Bërxollit, do të mbahet një koktej mirëseardhjeje dhe më pas do të zhvillohet një program i posaçëm me filma të autorëve shqiptarë dhe të huaj. 

 

Aktivitetet e ditës do të mbyllen me një koncert të Bledi Polena & Band.

 

Më 19 qershor programi vazhdon me një seri të re projeksionesh, instalacionin “Hijet që Bien mbi Shtëpitë e Tjera” të Ledia Kostandinit, si edhe një bisedë të hapur me artistin Zef Paci. 

 

Në mbrëmje do të shfaqet dokumentari “Dežo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, ndërsa dita do të përfundojë me një aktivitet pas festivalit në sheshin “Shën Dhimitri”.

 

Në programin e Dhërmiut marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera, me filma të shkurtër, dokumentarë, instalacione dhe vepra të video artit që do të prezantohen gjatë tri ditëve të festivalit. 

 

Programi do të vazhdojë edhe më 20 qershor me aktivitete të tjera artistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy