Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozita instalacion për xhubletën

Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozita instalacion për xhubletën

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, TI Center realizoi instalacionin “Riti i veshjes së xhubletës”, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe kulturës shekullore të xhubletës.

Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe personalitete dhe dashamirës të artit, kulturës dhe gazetarisë.

“Të vishje një xhubletë nuk ishte thjeshtë një rutinë e përditshme, por një rit, ku përfshiheshin një mori elementësh. Çdo detaj I xhubletës e ka një domethënie, një histori.

Xhubleta dhe riti i veshjes, një pasuri, të cilën duam t’ia tregojmë botës, duke e kandiduar në UNESCO, erdhi në një formë moderne falë ekspozitës-instalacion të realizuar nga Ti Center, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar”, shkruan Margariti.

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar sidomos në pjesën e mbrapa. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, qepur horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë.

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malësorët e përcollën deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy