
Në kuadër të 70 vjetorit të Kinostudios dhe Muajit të kinematografisë, ministrja e Kulturës, Elva Margaritit, ka sjell sot në vëmendje filmin “I teti në bronx”.
Me filmin "I teti në bronx", 1970, me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Dritëro Agollit, kujtojmë me respekt të mëdhenjtë e kinemasë dhe letrave shqipe!
Flmi “I teti në bronx” është prodhim i vitit 1970. Regjisor: Viktor Gjika. Skenari: Dritëro Agolli dhe Viktor Gjika. Producent: “Shqipëria e re”. Muzika: Kujtim Laro.
Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi gjashtë nga shokët e tij të luftës, mësues Thomai, Arifi, Alma, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimitdhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.
Në rolet kryesore interpretojnë Mevlan Shanaj, Vangjush Furxhi, Yllka Mujo, Sander Prosi, Pirro Mani, Bujar Kapexhiu e shumë aktorë të tjerë, yje të kinematografisë shqiptare.



