Ambasada e SHBA-së ndihmë në restaurimin e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos

Ambasada e SHBA-së ndihmë në restaurimin e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të diture sot se do të angazhohet edhe më tej në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në postimin e tyre në rrjete sociale njoftohet se do të ndihmohet për restaurimin e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos.

 Jemi krenarë të shpallim një përpjekje të re për restaurimin dhe ruajtjen e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (Cultural Heritage Without Borders-CHëB) do të zbatojë projektin me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) dhe Fondit Botëror të Monumenteve.

Që prej vitit 2001, AFCP ka investuar më shumë se 1,6 milionë dollarë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, përfshirë restaurimin e monumenteve të rëndësishme kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ambasada Amerikane ndau një album me foto mbresëlënëse të realizuara së fundmi, gjatë vizitës së të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy