“Venice Art Mask Factory” është një vend i specializuar për prodhimin e maskave veneciane në qytetin e Shkodrës. Ky biznes ruan traditën e punimit të tyre në mënyrë artizanale.
Në showroom-in e tyre unik, vizitorët mund të shohin një koleksion të modeleve të ndryshme të maskave që demonstrojnë mjeshtërinë e punimit tradicional. Edmond Angoni tregon si nisi të realizonte ëndrrën e tij për të bukurën, që në vitin 1997.
Me kalimin e viteve në këtë vend prodhohen mbi 1700 modele, ndërsa aktualisht operon me tetë dyqane në Venecia dhe disa të tjerë në vende të ndryshme të botës.
Për MCN, Angoni foli me pasion mbi "dashurinë për maskat ku gjithashtu tregoi edhe modelin e tij të preferuar dhe historinë e saj dhe bëhet falë për maskën e murtajës dhe atë të Covid-19.
Për këdo që dëshiron të blejë një maskë, vizita në showroom-in e Venice Art Mask Factory thotë Angoni, është e domosdoshme. Përvoja e të parit nga afër është e veçantë shprehet ai dhe të bënë të përjetosh ndërthurjen e artit me traditën.
Çdo maskë në këtë dyqan, Edmond Angoni tregoi se ka një histori të veçantë dhe reflekton traditën veneciane që ekskluzivisht realizohet në qytetin e Shkodrës.



