Arti si gjuha që kalon çdo kufi/ Ngjyra shqiptare në Plasmata 2 (VIDEO)

Arti si gjuha që kalon çdo kufi/ Ngjyra shqiptare në Plasmata 2 (VIDEO)

Për tre javë me radhë, ekspozita e hapur “Plasmata II” mblodhi admiruesit e artit dixhital në pika të ndryshme të qytetit të Janinës. Plasmata mbështetet nga Fondacioni Onasis dhe është ekspozita më e madhe e hapur në Europë. Në edicionin e saj të dytë, ekspozita përfshiu artistë nga SHBA, Britania e Madhe, Australia, Gjermania, Greqia etj. Duke ngritur pyetje që nxisin mendimin rreth sferës dixhitale dhe lidhjes së saj me aspektet lokale, mitike dhe tradicionale të jetës, ekspozita me hyrje të lirë, e përshtatshme për të gjitha moshat, përfshiu vepra të artit dixhital, koncerte, seminare, diskutime dhe turne në qytet. 19 veprat e ekspozitës, të pozicionuara në rrugën përgjatë kufirit të Kalasë dhe liqenit, u kthyen në atraksion për banorët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin. Kuratori i ekspozitës thotë se ajo është një mënyrë për të bashkuar njerëzit përmes artit. "Ky është një shou që synon të provojë se arti është gjuha që kalon çdo kufi dhe nacionalitet", thotë Niovi Polychronidou, kurator i ekspozitës. Në Plasmata nuk ka ende pjesëmarrës shqiptarë, megjithatë edicioni i radhës mund të mirëpresë artistë nga Shqipëria "Shpresojmë që në edicionin tjetër, pas dy vitesh, të kemi edhe artistë shqiptarë. Fondacioni Onasis me bazë në Athinë bashkëpunon me artistë shqiptarë dhe shpresojmë të kemi pjesëmarrës në edicionin tjetër sidomos në artet performuese por edhe në artet e bukura", thotë Polychronidou. Megjithatë si një qytet ku historia dhe gjuhët janë shtresëzuar, Janina ka edhe ngjyra shqiptare. Një nga veprat është “Vdekja e fjalëve”, e cila simbolizon gjuhët e së kaluarës. "Është një krijesë që del nga liqeni dhe flet gjuhët e së shkuarës: shqip, turqisht, greqisht, gjuhën vllahe apo dialekte të tjera. Nuk mund të harrojmë se ky është vendi i Ali Pashait, që vinte nga Shqipëria, dhe këtë e kemi pasur parasysh kur organizuam ekspozitën", shton Polychronidou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy