Pogradeci do të jetë për herë të parë mikëpritësi i një aktiviteti të veçantë siç është ‘Festivali i Peshkatarëve shqiptarë’.
Ky eveniment i mbështetur nga Shoqata e Peshkatarëve, do të bëjë bashkë për tre natë radhazi në Odeonin e qytetit, jo vetëm profesionistët dhe të pasionuarit pas peshkimit, por edhe kuzhinierë, artistë të botës së muzikës dhe pikturës si dhe të ftuar specialë që do të krijojnë një atmosferë ndryshe për turistët dhe vizitorët në këtë sezon vere.
Në Festivalin e Peshkatarëve shqiptar, muzika e mirë do shkoj bashkë me degustimin e disa prej pjatave më tradicionale të qytetit liqenor, ku kryefjala është kurani i famshëm.
Gjatë këtyre netëve nuk do të mungojë muzika, argëtimi, vallja dhe shumë surpriza.
Festivali do të mbahet deri më 4 gusht duke nisur kësisoj një traditë të bukur për qytetin e Pogradecit.



