Restaurimi i godinës së ish-të Përndjekurve/ Margariti: Monument që mbart histori, do t'i kthehet dinjiteti

Restaurimi i godinës së ish-të Përndjekurve/ Margariti: Monument që mbart histori, do t'i kthehet dinjiteti

Godina e njohur si e ish-të Përndjekurve Politikë, do t’i nënshtrohet restaurimit, duke i kthyer vlerën këtij monumenti që mbart histori.

 Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila inspektoi nga afër punimet në këtë kantier, e shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann dhe përfaqësues të tjetër ndërkombëtar.

Margariti tha se, kjo godinë është një nga kantieret më të rëndësishme të përfshira në programin EU4Culture dhe se punimet synojnë edhe kthimin e dinjitetit në një monument që mbart histori.

Së bashku me kreun e European Union in Albania në Tiranë, Christiane Hohmann, drejtuesin e Bashkëpunimit nga Delegacioni i BE-së, Hubert Perr, drejtuesen e Zyrës së UNOPS në Vjenë, Freya von Groote , drejtuesen e UNOPS në Shqipëri, Pamela Lama dhe specialistë inspektuam punimet që synojnë jo vetëm restaurimin, por edhe kthimin e dinjitetit në një monument, që mbart histori.

Kjo ndërtesë ka shërbyer në fillimet e saj si selia e Ambasadës Italiane në Tiranë.

Godina është ndërtuar në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar, ndërsa u shpall monument kulture në vitin 2007.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy