Para prokurorëve tre inxhinierët që firmosën për shembjen e Teatrit

Para prokurorëve tre inxhinierët që firmosën për shembjen e Teatrit

Prokuroria e Tiranës ka thirrur 3 inxhinerët që u kallëzuan nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për “shpërdorim detyre”.

Tre inxhinierët e Institutit të Ndërtimit do të paraqiten në prokurori të hënën për të dhënë sqarime.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka akuzuar tre inxhinierët e Institutit të Ndërtimit për shpërdorim detyre, pasi këta të fundit nuk kanë qenë prezentë në godinën e Teatrit gjatë kryerjes së aktit të konstatimit që mban datën 13 maj 2020. Sipas Aleancës për Teatrin, tre nga pesë inxhinierët, të cilët kanë hartuar aktin, nuk ka qënë asnjëherë pranë Teatrit për të kontrolluar gjendjen e tij.

Të njëjtën gjë konfirmoi një ditë para shembjes së Teatrit edhe vetë kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Në një prononcim për TvT, Hysenlliu tha se mosprezenca e specialistëve në akt-konstatimin e datës 13 maj është urdhëruar nga vetë ai.

“Ata zotërinjtë kanë një urdhër nga unë që të mos shkojnë në terren, por të interpretojnë akt-ekspertizën e kryer në vitin 2018. Ata pretendojnë pse nuk kanë dalë në terren. Nuk kanë pasur detyrë të dalin në terren. Ky është komenti që kam unë. Nuk ka qenë e nevojshme që ne të shkojmë në terren, pasi në Teatrin Kombëtar është kryer një akt-ekspertizë e thelluar në vitin 2018 dhe në vitin 2018 është dalë me një konkluzion që i është vënë në dispozicion Drejtorisë së Teatrit Kombëtar. Me ndërrimin e pronësisë, Bashkia e Tiranës ka kërkuar që ne ta interpretojmë dhe të shikojmë si është gjendja e Teatrit Kombëtar. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme të shkojmë pasi aty nuk ka pasur asnjë lëvizje, madje është degraduar më shumë dhe konkluzionet që kemi nxjerrë në 2018 janë po ato konkluzione që kemi edhe në raportin e sotëm”, ka thënë Hysenlliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy