Kitara e Kurt Cobain vlerësohet 1 milion dollarë në ankand

Kitara e Kurt Cobain vlerësohet 1 milion dollarë në ankand

Kitara e përdorur nga Kurt Cobain gjatë regjistrimit të koncertit të famshëm “Unplugged” nga Nirvana, në 1993, do të ofrohet në ankand gjatë një shitjeje të organizuar më 19 dhe 20 qershor në Los Angeles, me një vlerë fillestare prej një milion dollarësh.

Kitara gjysmë akustike, që do të shitet nga “Julien’s Auctions” është një model i rrallë, D-18E, i bërë nga fabrikuesi amerikan i instrumentave, Martin, në vetëm 302 kopje dhe i përket vitit 1959.

Koncerti “Unplugged”, i regjistruar në Nju Jork më 18 nëntor 1993, korrespondon me kulmin e Nirvana-s, grupi më i shquar i rrokut i viteve ’90.

Performanca skenike u zhvillua më pak se gjashtë muaj para vetëvrasjes, më 5 prill 1994, të Kurt Cobain-it, që vuante nga depresioni dhe varësia nga heroina.

Kitara më e shtrenjtë në histori është një Fender Stratocaster, i quajtur “Black Strat”, i përdorur nga kitaristi i grupit britanik Pink Floyd, David Gilmour.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy