02-08 tetor/ Nis Java Kulturore Gjermane

02-08 tetor/ Nis Java Kulturore Gjermane

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nis nesër në Tiranë, edicioni i Javës Kulturore Gjermane, e cila përkon me Tetorin Gjerman.

Në faqen zyrtare të Javëve Kulturore, bëhet e ditur se Java gjermane do të përcillet me një sërë aktivitete kulturore e muzikore.

Bëhuni gati për Javën Kulturore Gjermane e cila vjen me një mori aktivitetesh me fokus në libra dhe muzikë, me filma të përzgjedhur, evente artistike e kulturore dhe shumë më shumë.

Shfletoni programin për të mos humbur asnjë ngjarje dhe shihemi në pikëtakimet tona kulturore!

Poashtu do të shfaqen tri filma si pjesë e programit të kuruar për Javën Kulturore Gjermane!
Filmat do të shfaqen në Qendrën e Artit “Agimi në Tiranë. 
02.10
20:00
“Të gjithë flasin për motin” nga Annika Pinske (2022)
(gjermanisht me titra anglisht
Më shumë mbi filmin:
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, zgjedhja e kekut të duhur për festën e 60-vjetorit ose koncepti i lirisë sipas Hegel? Origjina dhe formimi ynë personal nuk mund të lihen mënjanë përherë. Këtë duhet ta kuptojë edhe Clara, kur ajo kthehet në vendlindjen e saj në Mecklenburg për festën e nënës së saj. Me ndjeshmëri të saktë për mjediset respektive, regjisorja Annika Pinske fillimisht paraqet jetën në universitet mes punëve të përkohshme dhe marrëdhënieve akademike të Claras, e cila hulumton më shumë për veten e saj mes të shkuarës dhe të tashmes.
05.10
16:00
“Sy për sy” nga Evi Goldbrummer dhe Joachim Dollhopf
(gjermanisht me titra shqip)
Më shumë për filmin:
Historia e të voglit Miki është një udhëtim kurioz dhe aventuresk që nis e gjitha prej një letre që ai zbulon e që i përket nënës së tij. "Sy për sy" nuk është vetëm një film argëtues për fëmijë, por përçon edhe një mesazh të rëndësishëm: tolerancë, sinqeritet dhe empati për njerëzit, të cilët janë ndryshe.
07.10
19:00
“Gjenerata e paaftë për lidhje” (2021)
(gjermanisht me titra anglisht)
Më shumë për filmin:
Tim (Frederick Lau) ka kohë është arrirë në jetën e tij profesionale në një agjenci, por imazhi i vetvetes si një person i ri dhe mbi të gjitha i pa-lidhur duhet të ruhet me çdo kusht. Megjithëse filmi mban titullin "Gjenerata e paaftë për lidhje", nuk humb besimin në romancën klasike dhe kështu bëhet një portret i saktë i një gjenerate të rreth 30-ve, si dhe një komedi romantike e inskenuar me zgjuarsi dhe me aktrim të mrekullueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy