Muzeu i ish-banesës së Toptanasve/Libohovitëve-“Besa”/ Gonxhja: Hapësirë që përçon unitetin dhe traditën kulturore

Muzeu i ish-banesës së Toptanasve/Libohovitëve-“Besa”/ Gonxhja: Hapësirë që përçon unitetin dhe traditën kulturore

Në kuadër të projektit për restaurimin dhe muzealizimin e ish-banesës së Toptanasve/Libohovitëve, e njohur si “Muzeu Besa”, është mbajtur sot një dëgjesë publike ku specialistët dhe grupe interesi diskutuan ide të reja për këtë monument kulture.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bërë të ditur se diskutimet u përqendruan në restaurimin, ruajtjen e peizazheve kulturore dhe pasurimin e narrativave që lidhen me këtë trashëgimi të veçantë.

Drupal Ad

Ky projekt, sipas ministrit, synon të ndërtojë një hapësirë që përçon mesazhin e unitetit dhe të traditës kulturore shqiptare.

Në dëgjesën publike për Projektin e Restaurimit dhe Muzealizimit të ish-banesës së Toptanasve/Libohovitëve “Muzeu Besa”, patëm mundësinë të diskutojmë ide të reja me specialistë të fushës dhe grupe interesi, duke u përqendruar në restaurimin, ruajtjen e peizazheve kulturore dhe pasurimin e narrativave që lidhen me këtë trashëgimi të veçantë.

Ky projekt lindi nga konkursi i zhvilluar në vitin 2023, me synimin për ta shndërruar këtë monument kulture në një muze që pasqyron një nga vlerat themelore të identitetit shqiptar: Besën. Përmes këtij projekti, synohet të ndërtohet një hapësirë që përçon mesazhin e unitetit dhe të traditës kulturore shqiptare.

Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve do të kthehet tashmë në muze, si dëshmi e Besës së Shqiptarëve

Ky muze do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin dhe humanizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy