Tingujt e këngës dhe folklorit tiranas “Ku ka si Tirona”, sonte në TKOBAP

Tingujt e këngës dhe folklorit tiranas “Ku ka si Tirona”, sonte në TKOBAP

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit pati mbrëmjen e kaluar një sallë të tejmbushur jo vetëm me artdashës shqiptarë, por edhe me turistë, të cilët u bënë pjesë e shfaqjes “Ku ka si Tirona”, duke dëshmuar një sukses të jashtëzakonshëm të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Që në momentin kur u njoftua kjo shfaqje, interesi i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm, me një numër të lartë kërkesash për bileta, çka detyroi organizatorët të shtonin edhe një datë tjetër në kalendarin artistik.

Mbrëmja u shndërrua në një festë të vërtetë nën tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit tiranas, në një sallë të mbushur me artdashës shqiptarë dhe vizitorë nga e gjithë bota. 

I njëjti emocion pritet të përsëritet edhe sonte në skenën e TKOBAP.

Shfaqja solli për publikun këngë, valle dhe rituale të dasmës tiranase, të interpretuara me mjeshtëri nga artistët e Ansamblit Kombëtar. 

Repertori i zgjedhur përfshinte edhe krijimtarinë e Muharrem Gurës, si dhe këngë të figurave emblematike të muzikës popullore tiranase si Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, familja Lela, e shumë emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në historinë e folklorit shqiptar.

Në këtë mbrëmje artistike morën pjesë edhe artistë të ftuar të njohur, mes tyre Irma Libohova, Armaldo Kllogjeri dhe Greta Zani, të cilët i dhanë shfaqjes një dimension të veçantë.

Koncerti “Ku ka si Tirona” shënon jo vetëm një premierë të suksesshme, por edhe nisjen e ciklit artistik “Thesaret e Shpirtit”, një udhëtim kulturor që do të vijojë me projekte të tjera të dedikuara pasurisë shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Shfaqja “Ku ka si Tirona” do të ngjitet sërish sonte në skenën e TKOBAP, me fillim në orën 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy