Aktorja e njohur Mira Minga Jupi, e cila u bë e dashur për publikun në rolin e saj aq pikant të Kotes në filmin “Përrallë nga e Kaluara” ka ndërruar sot jetë në mërgim në SHBA, ku jetonte prej 19 vitesh. Njoftimin e ka bërë mikja e saj Shegushe Bebeti, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.
“Oh sa dhimbje… oh sa lot… nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj… sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit… qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan Bebeti.



