
Robert Redford i thotë lamtumirë skenës.
Aktori 81-vjeçar ka njoftuar se do të dalë në pension pas filmit të tij të fundit “The Old Man and The Gun”, duke theksuar se do t’i qëndrojë asaj që kishte thënë në vitin 2016.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por kam arritur në konkluzionin se ky do të jetë filmi im i fundit, përsa i përket aktrimit dhe do të dal në pension”, ka thënë Redford.
Në “The Old Man and The Gun”, Redford ka rolin e Forrest Tucker, një kriminel profesionist që grabit banka dhe arratiset nga burgu.



