"Le të mos krijojmë iluzione për në qershor, dispozitat e ardhshme të qeverisë me siguri do të na ndihmojnë të kuptojmë, nëse do të jetë e mundur të mendojmë për një riplanifikim për shtatorin e ardhshëm, përndryshe data tjetër do të jetë për qershorin e vitit 2021", shprehet këngëtari i mirënjohur Vasco Rossi në faqen e tij në “Facebook” në lidhje me turneun e tij “Non Stop Live Festival”.
Turneu veror i Rocker Zocca në vitin 2020 parashikonte katër data në qershor në Firence, Milano, Romë dhe Imola, thotë “Ansa”.



