Përkujtohet në ditën e vdekjes shkrimtari Mustafa Greblleshi

Përkujtohet në ditën e vdekjes shkrimtari Mustafa Greblleshi

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” ka përkujtuar sot në përvjetorin e vdekjes shkrimtarin, publicistin, përkthyesin, gazetarin, Mustafa Greblleshi (15 dhjetor 1922 - 22 maj 1986).

Lindi në Tiranë dhe arsimin fillor e kreu ne Vlorë, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin e Tiranës. Gjatë pushtimit italian punoi për pak kohë në drejtorinë e Postë Telegrafëve.

Shkon me studime për letërsi në Torino të Italisë, por detyrohet t'i ndërpresë studimet. Kthehet në Shqipëri dhe bashkëpunon me gazetën "Tomorri" e më pas punon në redaksinë e "Rojes Kombëtare" të Gjergj Bubanit. Botimet publicistike mbanin pseudonimin e tij "Liu i Cakut".

Me vendosjen e regjimit komunist, Mustafa Greblleshi caktohet si redaktor në gazetën "Bashkimi" deri në vitin 1946, pasi do të arrestohej si "armik i popullit" sëbashku me kolegët Andrea Varfi e Petro Marko dhe do të burgosej për 19 muaj.

Pas lirimit u dërgua si mësues në qytete të ndryshme, por shpejt u konsiderua i padenjë për profesionin. U detyrua të punojë si punëtor krahu në kombinatin "Josif Pashko" dhe si bojaxhi për shumë vjet, por pa lënë mënjanë krijimtarinë letrare.

Ndërroi jetë më 1986 në Tiranë.

Mustafa Greblleshi ka lënë si trashëgim një numër veprash letrare si "Gremina e Dashunis", "Albumi i një bojaxhiu", vëllimin për fëmijë "Shalli i kuq". Të njohura janë dhe disa përkthimi cilësore si: “Një mijë e një net”, “Jeta lakuriq” e Luixhi Pirandelos, “Filumena Marturano” e De Filipos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy