Përshpejtimi i rritjes së nivelit botëror të detit filloi 30 vjet më herët nga sa mendohej

Përshpejtimi i rritjes së nivelit botëror të detit filloi 30 vjet më herët nga sa mendohej

Shkencëtarët kanë zbuluar se përshpejtimi i rritjes së niveleve botërore të detit ka filluar më herët nga sa ishte parashikuar.

Duke përdorur teknika të reja, studiuesit kanë zbuluar se niveli i ngritjes së niveleve të detit është rritur nga viti në vit që nga vitet 1960. Më parë besohej se kishte filluar të përshpejtohej në vitet 1990.

Sönke Dangendorf dhe kolegët e tij në Universitetin e Siegenit, Gjermani përdornin teknika statistikore për të kombinuar matjet satelitore dhe regjistrimet e matjeve të valëve, duke hartografuar nivelet botërore dhe rajonale të detit nga viti 1900 deri në 2015.

Ata zbuluan se ngritjet në nivelin e detit nisën të përshpejtoheshin rreth vitit 1968 dhe kështu kanë vazhduar nga viti në vit.

Duke përdorur vëzhgimet satelitore që filluan në vitin 1993, shkencëtarët panë që niveli mesatar i detit në Tokë është shpejtuar qëkur filluan ato vëzhgime.

Në punimin e botuar në revistën “Nature”, autorët sugjerojnë se nivelet e detit me siguri filluan të rriten në vitet 1960, kur pjesë të oqeaneve të botës filluan të zgjerohen, ndërsa deti thithi më shumë nxehtësi.

Me humbjen gjithnjë e në rritje të akullit në Groenlandë dhe Antarktidë dhe me rritjen e vazhdueshme të temperaturaturave, ndërsa klima ngrohet, përshpejtimi I këtij procesi ka të ngjarë të rritet gjatë dekadave të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy