Nga seriali ku luan në Itali, Kame vjen me një roman: Skenari të lejon më pak të shprehesh se libri

Nga seriali ku luan në Itali, Kame vjen me një roman: Skenari të lejon më pak të shprehesh se libri

Aktori Gent Kame i cili po luan një film në Itali, shpjegon se po luan rolin e një krimineli, duke thënë se është sezoni i dytë dhe ka ecur mirë.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, tha se seriali quhet “Il Re” (Mbreti) dhe është transmetuar në Sky në Itali, Angli, Irlandë etj., ndërsa për momentin nuk e kanë vrarë akoma, deri sa të vijë faqja e skenarit që ky personazh ka skenën e fundit.

Sipas tij, nga ana artistike është një serial i mirë, ka një lojë aktori, të papritura dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Ndër të tjera tha se atij i intereson audienca shqiptare se është treg dhe nuk ka asnjë lloj paragjykimi, por varet si shitet dhe si janë marrëveshjet.

Unë jam shqiptar, jam rritur këtu, kam njerëz që më njohin dhe i njoh, ka njerëz që më respektojnë dhe respektoj.

Unë jetoj në Shqipëri, jetoj në Tiranë, pavarësisht se punoj jashtë. Vendimi për t’u kthyer është marrë me shumë dashuri, por jo me lehtësi.

Sepse të ndryshosh vend, zakonet e përditshme është një akt shumë i vështirë që nuk bëhet brenda ditës. Që të rehatohet. Kam luajtur në filma shqiptarë, seriale, kam bërë shfaqje teatri, shkruaj nga pak.

Duke folur për romanin që ka shkruar dhe që del për botim në muajin nëntor, tha se në të vjen historia e një çifti të huaj që kalojnë një farë krize, vendosin të kryejë një udhëtim në malet e veriut të Shqipërisë, i zë një stuhi natën, djali plagoset dhe gjejnë strehë në një shtëpi shumë të vjetër.

Për të dalë nga ajo shtëpi, duhet të zgjidhin misterin që ndodhet brenda. Përndryshe nuk dalin dot më. Sa më shumë shkojnë drejt zgjidhjes së misterit aq më shumë përballen me realitetin dhe jetën e tyre.

Është libër për të drejtat e grave, botohet në nëntor dhe del në treg në nëntor. Ekziston edhe si skenar edhe si roman.

Skenari të lejon më pak të shprehesh. Ato gjëra që nuk mund t’i shkruash i shpjegon nëpërmjet kameras.

Kishte shumë detaje që nuk paraqiten në një film siç mund të lexohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy