Met Gala 2024, “Kopshti i kohës” për veshjet e yjeve

Met Gala 2024, “Kopshti i kohës” për veshjet e yjeve

Ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024, është mbajtur edhe këtë vit në New York duke tërhequr siç pritej vëmendjen e mediave botërore, industrisë gjigande të modës apo fotografëve më në zë.

Ky event prestigjioz edhe këtë vit mblodhi yjet më të mëdhenj të kulturës, artit por edhe politikës në vend.

Tema e Met Gala-s së këtij viti buron nga ekspozita e fundit e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit , “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” e kuratorit Andrew Bolton që do të qëndrojë e hapur nga data 2 maj deri më 2 shtator dhe mban titullin “Kopshti i Kohës” si një lidhje e pazëvendësueshme mes artit dhe natyrës.

Organizimi këtë vit i ishte besuar yjeve si Jennifer Lopez, Bad Bunny dhe Chris Hemsëorth  së bashku me kryeredaktoren e American Vogue, Anna Wintour.

Cardi B, Dua Lipa, Rita Ora, Gigi Hadid, motrat Kardashian, apo Nicol Kidman ishin vetëm disa prej yjeve që tërhoqën vëmendjen, ndërsa emra si Rihanna, Kate Moss apo Beyoncé i munguan takimit. 

Met Gala, organizohet me qëllim mbledhjen e fondeve kushtuar Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe është mbajtur çdo vit që nga 1948.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy