
Ministria e Kulturës, Elva Margarita priti sot në një takim sekretaren e përgjithshme të “Europa Nostra”, Sneska Quaedvlieg- Mihailovic dhe përfaqësuesen në Shqipëri, Lida Miraj.
Margariti bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen ide mbi bashkëpunimin më të ngushtë mes shtetit dhe sipërmarrësve private për të shndërruar trashëgiminë e jashtëzakonshme në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Ministrja pos tjerash, ka bërë të ditur nismën për krijimin e fondit të përbashkët të trashëgimisë kulturore.
Ajo theksoi se Ministria e Kulturës do të jetë gjithnjë e hapur për shkëmbime idesh e bashkëpunime të frytshme që ndikojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
“Shkëmbyem ide mbi bashkëpunimin më të ngushtë mes shtetit dhe sipërmarrësve privatë, si mund të nxisim përmes politikave tona sipërmarrjet e reja, duke kthyer besimin te të rinjtë, që të mund ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Se si trashëgimia jonë e jashtëzakonshme të shndërrohet në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”. Krijimi i Fondit të trashëgimisë kulturore është një nga këto nisma, që synojmë ta vëmë në jetë për rijetëzimin e qendrave historike.



