Festivali i filmit të animuar për fëmijë “Anifest” çeli siparin në edicionin e 15-të të tij, në qytetin e Gjirokastrës.
Edicioni i 15-të i “AniFestA’Gjiro”, përkon këtë vit edhe me 50-vjetorin e zhanrit të filmit vizatimor shqiptar dhe qëllimi I festivalit është që të mbështesë kinemanë për fëmijë dhe të rinj.
Festivali ka përzgjedhur nga një koleksion prej mbi 1000 filmash për të sjellë në këtë edicion special rreth 80 filma nga të cilët 40 ishin të nominuar për çmim.
Gjatë periudhës të festivalit deri në datë 30 shtator do të shfaqen për fëmijët 60 filma më të mirë shqiptar. Kjo do të realizohet nga bashkëpunimi me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit e “Makushpk”, filmat e krijuesit Vlash Dobroniku dhe 15 filmat e krijuesit Artan Maku.
Filmat janë të përshtatshëm për grupmoshën 6-12 vjeç.
Për çdo film do të ketë një çmim. Janë dy juri që do të votojnë ajo e përbërë nga fëmijët dhe juria profesioniste. Për filmin fitues të këtij edicioni do të vendosë vetëm juria e fëmijëve.



