Ndahet nga jeta albanologu Eric P Hump

Ndahet nga jeta albanologu Eric P Hump

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare albanologu Eric P Hump. Gjuhëtar indoeuropeist, ballknolog dhe njohës i albanologjisë, ish-anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Eric P Hamp ka lënë pas një sërë artikujsh e studimesh në fushën e gjuhësisë. 

Një biografi e shkurtër e Eric P Hump
Eric P Hamp u lind në SHBA në vitin 1920. Ai ishte një nga indoeuropeistët më të shquar të shekullit XX. Gjuha shqipe ka qenë me fat që fitoi vëmendjen e këtij studiuesi të përmasave botërore qysh në fillimet e jetës së tij shkencore, me kërkimet dialektologjike në ngulimin arbëresh të Vaccarizzo-s, që u bënë shkas për të mos e ndarë më shqipen gjatë gjithë jetës në punën e tij shkencore. 
Megjithëse për një kohë të gjatë Eric P Hamp dhe studiuesit shqiptarë në Tiranë nuk kishin mundësi për kontakte të drejtpërdrejta, vepra e tij gjithnjë është njohur e vlerësuar. I vlerësuar para së gjithash për kontributet në albanologji, pas viteve 1991 ai u pranua anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe po ashtu edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 
Eric P Hamp ka një karrierë të gjatë universitare dhe akademike, si profesor në Universitetin e Çikagos dhe si i ftuar për ligjërata shkencore në shumë universitete të botës, duke përfshirë katedrat e albanologjisë në Mynih, në Kozencë, në Palermo e gjetiu. Ai mban titullin “Profesor Emeritus”. 
Eric P Hamp është marrë veçanërisht me studimin e gjuhëve të vogla, në kuadër të studimeve krahasimtare në rrafsh indoeuropeistik. Sa i takon gjuhës shqipes, ai ka shkruar një varg artikujsh për etimologji fjalësh të rralla të saj, për fonetikën historike, për numërorët e shqipes, për vendin e shqipes në rrethin e gjuhëve indoeuropiane e për marrëdhëniet e shqipes me mesapishten, për tiparet ballkanike të gjuhës shqipe dhe sidomos për të folmen shqipe të diasporës arbëreshe dhe arvanitase. Kontributet më të rëndësishme të tij janë botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës në librin “Studime krahasuese për shqipen”. 

Vepra të tjera të tij në albanologji janë: 
1. “On the Arvanitika dialects of Attica and Megarid” (“Të folmet arvanitase të Atikës dhe të Megaridës), 1961; 
2. “The Albanian dialect of Mandres” (“E folmja shqipe e Mandrës”), 1965;
3. “Il sistema fonologico della parlata di Vaccarizzo Albanese”, Kozencë - Rende (“Sistemi fonologjik i së folmes së Vakaricit”), 1993; 
Përveç artikujve për probleme të veçanta të shqipes, ka shkruar dhe studime përgjithësuese, si “The position of Albanian” (“Vendi i shqipes”), botuar në “Ancient Indo-European dialects” (1966) dhe “Albanian” (“Shqipja”), botuar në “Current Trends in Linguistics”, vëll. 9, 1972. 
Disa nga veprat më të njohura të Eric P Hamp-it në indoeuropeistikë janë: 
1. “Toward the history of Slavic scholarship”, në Slovene Studies”, 1993; 
2. “Indo-European o-grade deverbal thematics in Slovene”, në “Slovene Studies 10/1, 1988;
3. “On the survival of Slovene o-grade deverbal thematics in Resian”, në “Slovene Studies”, 10/2, 1989;
4. “Chronological marriage patterns in Resia”, në ”Slovene Studies” ,10/2, 1989.
5. “On the Indo-European origins of the retroflexes in Sanskrit”, në ”The Journal of the American Oriental Society, October 21, 1996;
6. “Mabinogi and Archaism”, në “Celtica” 23, 1999.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy