Justin Bieber në një seri dokumentarësh në YouTube

Justin Bieber në një seri dokumentarësh në YouTube

I adhuruari i adoleshenteve Justin Bieber do të flasë publikisht për jetën e tij krijuese dhe personale përmes një dokumentari 10 pjesësh, pak para rikthimit në karrierë pas tre vjetësh larg nga qendra e vëmendjes.

YouTube njoftoi të martën se seria e parë dokumentare e Biber-it, "Justin Bieber: Seasons", do të nisë në platformën më 27 janar.

Do të kronikojë bërjen e albumit të parë të këngëtarit kanadez në katër vjet, si dhe t'u dhurojë fansave një vështrim të jetës së tij private me gruan e re, modelen Hailey Baldëin dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Bieber, i cili për herë të parë gjeti famë në YouTube si një 13-vjeçar më 2007, papritmas u tërhoq nga turneu i tij botëror "Purpose" në vitin 2017, duke thënë se kishte nevojë për pushim.

Vitin e kaluar, ai bëri një seri postimesh në “Instagram” për 124 milionë ndjekësit e tij duke folur për betejat e tij me depresionin, abuzimin e drogës dhe famën dhe duke i dhënë merita fesë dhe të dashurës për shërimin e tij. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy