I gjithë publiku në teatrin “Ariston” është ngritur në këmbë në fund të performancës së Al Banos dhe Rominë në Festivalin e Sanremo.
Plot 33 vjet nga interpretimi i “Nostalgji gënjeshtare”, çifti i këngëtarëve u kthye me të njëjtën këngë.
Kësaj radhe, ata u prezantuan nga vajza e tyre, Romina jr. (e cila në atë kohë ishte me ta në Festival, në barkun e nënës).
Al Bano dhe Romina zbritën shkallët dorë për dore, për të risjellë disa prej sukseseve të tyre.
Çifti i artë i muzikës pop riktheu disa prej këngëve më të njohura, mes rë cilave edhe “Felicita”, përpara se të këndonin “Kape momentin”, një këngë e re që mban firmën e Cristiano Malgioglio.
Dikur një çift edhe në jetë, Al Bano dhe Romina gëzojnë adhurimin e miliona fansave brenda dhe jashtë Italisë, ndërsa mediat rozë prej vitesh flasin për një rikthim të mundshëm të tyre si partnerë.






