
Hamami i vjetër po shndërrohet në një tjetër pikë turistike në Durrës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në kuadër të Muajit të Trashëgimisë, bëri të ditur në rrjete sociale se Hamami do të kthehet në qendër tërheqëse për turistët.
Po restaurojmë dhe rijetësojmë Hamamin e Durrësit, si dëshmitare e arkitekturës osmane. Një projekt i përfshirë në Programin EU4 Culture Albania.
Restaurimi i Hamamit të Durrsit përfshin sipërfaqet e brendshme, fasadat dhe instalimet për interpretim digjital.



