Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë kosovare Leze Qena

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë kosovare Leze Qena

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare ikona e kinematografisë kosovare Leze Qena.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Intenzivës në QKUK, Shaqir Uka, i cili ka deklaruar se ajo ndodhej në spital që nga data 6 mars dhe ka pasur probleme në bark.

Leze Qena i përket plejadës së lartë, pasi kishte plot 55 vite në skenë.

Ajo ka qenë një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, ku ka luajtur krah figurave të shquara si Bekim Fehmiu, Istref Begolli etj.

Disa nga rolet më të spikatura të saj janë në ‘Shkolla e fshatit’, ‘Familja moderne’, ‘Macja’ dhe ‘I ikuri’.

Leze Qena ka vdekur në mëngjesin e sotëm në QKUK, vetëm pak ditë pasi ka mbushur 85 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy