“Fest Folk 2026”/ Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ngjitet në skenën e Gjirokastrës

“Fest Folk 2026”/ Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ngjitet në skenën e Gjirokastrës

Gjirokastra mirëpriti Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me aktivitetin “Fest Folk 2026”. 

 

Në qytetin e gurtë u zhvillua një mbrëmje e veçantë folklorike, ku këngët, vallet dhe muzika tradicionale sollën në skenë pasurinë kulturore të të gjitha trevave shqiptare.

 

Në Sheshin “Çerçiz Topulli”, përpara publikut vendas dhe turistëve të shumtë, artistët e Ansamblit Kombëtar prezantuan një repertor të pasur, nga veriu në jug, duke përcjellë vlerat, ritmet dhe traditat më të bukura të trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

Përmes këtij turi folklorik, Ansambli Kombëtar synon ta çojë kulturën shqiptare sa më pranë publikut, duke e kthyer traditën në një urë lidhëse mes shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj.

 

Sokol Marsi, drejtues i Ansamblit Kombëtar, thotë se maratona ka nisur nga Saranda, në Lezhë, dhe në Gjirokastër dhe do të vijohet për në Vlorë, Fier, Berat e qytete të tjera turistike. 

 

Për rreth një orë e gjysmë, skena u mbush me këngë, valle dhe pjesë instrumentale, duke sjellë në një koncert të vetëm ngjyrat, ritmet dhe larminë e krahinave shqiptare.

 

“Fest Folk 2026” përcolli kështu një mbrëmje ku tradita dhe arti popullor u bashkuan me atmosferën e qytetit të gurtë, duke i ofruar publikut një udhëtim përmes kulturës dhe identitetit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy