Cirku i Diellit shpall falimentin

Cirku i Diellit shpall falimentin

Koronavirusi mbyll përfundimisht Cirkun e Diellit. Cirku më i famshëm i botës ndali udhëtimin e tij, për shkak të pandemisë, duke i çuar drejtuesit në vendimin për të shpallur falimentin. Cirque du Soleil synon të ristrukturojë borxhin e tij dhe të kthehet para miliona fansave në të gjithë botën me shfaqjet e tij akrobatike.

Një objektiv që, për momentin, duket ambicioz: si të gjitha kompanitë argëtuese që në varësi të eventeve në shkallë të gjerë dhe të mbushura me njerëz, edhe cirku është përballur me bllokimet dhe masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit. Këto masa detyruan Broduejin të fikë dritat të paktën deri në janarin e vitit 2021, duke bërë që e gjithë industria e argëtimit dhe argëtimit të zhyten në krizë.

"Gjatë 36 viteve të kaluara - thotë Daniel Lamarre, numri një i Cirque du Soleil Enetratainment Group - Cirque du Soleil ka qenë një organizatë shumë e suksesshme. Me të ardhura zero për shkak të mbylljes së detyruar të të gjitha shfaqjeve për Covid-19, menaxhmenti ka vendosur të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur të ardhmen e kompanisë".

Cirku është përballur me pandeminë në një kohë kur kishte akumuluar borxh për të financuar një seri blerjesh që vendosën të diversifikojnë ofertën e tij. Në vitin 2017 ai bleu Blue Man Production, në 2018 kompaninë për argëtimin e fëmijëve, VStar Entertainment Group.

I lindur nga suksesi i disa artistëve të rrugës në Quebec (Kanada), Cirque du Soleil - i kontrolluar nga fondi i kapitalit privat TPG Capital – ka paraqitur kërkesën për regjistrimin e falimentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy