Begaj dekoron artistin Sokol Marsi me titullin “Mjeshtër i Madh”

Begaj dekoron artistin Sokol Marsi me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekoroi ditën e sotme me titullin “Mjeshtër i Madh” artistin e mirënjohur Sokol Marsi.

Dekorimi u bë me motivacionin:

Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë.

Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj u shpreh se “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua kur mblidhemi për të dekoruar ata shqiptarë që me punën e tyre, i shërbejnë skenës artistike e kulturore të vendit, e që lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo në botë! Emri i Sokol Marsit është një prej tyre!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy