Hiqen gjatë natës gërmat në godinën e Teatrit Kombëtar, reagon PD

Hiqen gjatë natës gërmat në godinën e Teatrit Kombëtar, reagon PD

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar sot përmes një postimi në Facebook, se mbrëmë gjatë natës janë hequr gërmat nga godina e Teatrit Kombëtar.

“Godinës së Teatrit Kombëtar sot natën, si hajdutë ordinerë, i kanë zhveshur gërmat. Është turp dhe mjerim i madh që jemi katandisur të qeverisemi nga njerëz që pronën publike dhe pasuritë kombëtare i shohin veç si mall që duhet grabitur në funksion të pasurisë së tyre. Turp!” – shkruhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

I mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD, përmes ish deputetëts Albana Vokshi. Sipas saj, çmontimi është bërë natën me urdhër të Ramës:

Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë, fshehurazi, të #Teatrit #Kombëtar ndërkohë që rilind Piramidën e Diktatorit! Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen  vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike.

Rama po vjedh pronën publike, trashëgiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni.

Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo kosto!

Mirënjohje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo qytetari që po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare.

As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

#ProtestoNëMbrojtjeTëTeatritKombëtar

#ShtëpiaEArtistëveShtëpiaEKombit”,  thuhet në reagimin e Albana Vokshit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy