Takim mes drejtorësh të Muzeve Shqipëri-Serbi: Ngritje e urave të bashkëpunimit në fushën e kulturës

Takim mes drejtorësh të Muzeve Shqipëri-Serbi: Ngritje e urave të bashkëpunimit në fushën e kulturës

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti sot në një takim drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pištalo.


Gjatë takimit Koçi dhe Pištalo biseduan për ngritjen e urave të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë në fusha të ndryshme të kulturës.
Pištalo vlerësoi takimet bilaterale midis dy institucioneve si të rëndësishme në ngritjen e urave të bashkëpunimit kulturor dhe letrar midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe në mbështetje të autorëve shqiptarë dhe serbë.

Ndër pikat e paraqitura si nisje e këtij bashkëpunimi, Pištallo veçoi: punën e ngritur për krijimin e një Antologjie të përbashkët me tri autorë shqiptarë dhe tri autorë serbë, në gjuhë shqipe dhe serbe; në mbështetje të projektit “Open Ballkan”, nisja e një perspektive për projekte kulturore në fushën e librit dhe të arteve midis dy vendeve dhe hartimin e programeve të përbashkëta në ndihmesë të autorëve shqiptarë për përkthimin e veprave të tyre në gjuhën serbe dhe anasjelltas; propozimin për një ribotim të plotë të veprës së Ismail Kadaresë, si një prej shkrimtarëve më përfaqësues shqiptarë, por edhe të rajonit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pištalo ndodhet në Tiranë me ftesë të veçantë të drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, Alda Bardhyli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy