“Letra e një të panjohure” nga Stefan Cvjag, e përkthyer nga Vedat Kokona, është ribotuar së fundmi nga shtëpia botuese “Pegi”. Në studion e MCN Informacion, botuesja Loreta Berhami tha se pavarësisht se I shkruar 104 vjet më parë, ky libër u flet edhe të rinjve të sotëm.
Loreta Berhami
Ky roman është pjesë e një sërë titujsh që botimet “Pegi” blenë nga botimet “Kokoka”. Pra është përkthim i Vedat Kokokës. Falë bashkëpunimit me familjen Kokona po rikthejmë disa klasikë. Ky roman ka qenë ndër ato libra që i lexojmë që në rininë e hershme. Është një libër thellësisht romantik. Është shkruar para 104 vitesh dhe një nga gjërat që bën shumë aktuale ende është se jetojmë në një botë ku ka shumë formë, por mungon brendia. Gjithmonë e më pak shfaqen ndjenjat tona të vërteta. Të gjendesh përballë me një novelë epistolare dhe të dëgjosh zërin kaq të vërtetë të personazhit kryesor në dëshpërimin e saj, kaq autentik, një histori kaq e dhimbshme pa asnjë lloj frike, është një shembull i mirë.
Një obsesion që ka në rrënjë plagë emocionale. Cvajgu njihet për ndikimin nga Frojdi. Në të gjitha romanet e tij e ndien këtë. Ky është një personazh i plagosur por ka shpresë në këtë libër. Ajo arrin të bëjë jetën e saj. Pra ky libër u flet të rinjve.



