25-vjetori i “Friends”, shfaqje në kinema

25-vjetori i “Friends”, shfaqje në kinema

Për të festuar 25 vitet e tij, seriali i njohur dhe aq i dashur në mbarë botën “Friends” është programuar që të shfaqet edhe në kinema. Për tre ditë, 22 e 28 Shtator dhe dy Tetor, seriali i shfaqur për herë të parë më 22 Shtator 1994 do të shfaqet në kinema me titullin “Friends 25th: The One With The Anniversary” (25-vjetori i Friends: Ai  me përvjetorin).

Secila nga tri mbrëmjet do të paraqesë katër episode të ndryshme, duke përfshirë edhe përmbajtje të papublikuara dhe intervista ekskluzive.

Sezoni i fundit i “Friends” u transmetuar më 6 maj 2004. Historia është e një grupi prej gjashtë miqsh në Manhattan, djemtë Ross, Chandler dhe Joey, dhe vajzat Rachel, Monica dhe Phoebe. “Friends” është një nga serialet më të famshme në historinë e televizionit dhe në vitin 2002 fitoi çmimin si komedia më e mirë për sezonin e tetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy