"Ahengu Shkodran 2024" një aktivitet i përvitshëm ngriti siparin mbrëmë në ambientet e Muzeut Historik "Oso Kuka".
Nën organizimin e Qendrës Kulturore "Pjetër Gaci", këngëtarë të rinj dhe të afirmuar morën pjesë ku nuk munguan as instrumentistët apo valltarët, pjesëtar të Ansamblit Popullor të kësaj qendre.
Bardhyl Hysa, udhëheqës artistik foli rreth traditës së ahengut që vijon të ruhet si pjesë e trashëgimisë shpirtërore.
Ndërkohë për Denis Fikaj, Ela Zoga dhe Ajdis Hasani, kjo eksperiencë si këngëtarë të rinj, tregojnë privilegjin e të pasurit një eksperiencë të tillë, në rolin e përcjellësve të ahengut shkodran.
"Ahengu Shkodran 2024" vjen si një organizim traditë tashme në qytetin e Shkodrës duke sjellë këngë tipike shkodrane.
Kjo traditë e bukur ka marrë trajtën e një organizimi kulturor të mirëfilltë ku 30 shtatori shënon edicionin e 12 të tij.



