
Muzeu Historik Kombëtar, nesër, më 23 dhjetor, prej orës 11, hap ekspozitën “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.
Ekspozita përmban 45 riprodhime të tablove, ku shqiptarët hynë gjerësisht në tablotë e piktorëve të huaj veçanërisht në vitet e para të shekullit XIX.
Këto tablo janë një pjesë e asaj krijimtarie të madhe të piktorëve evropianë të shekullit XIX, të cilët, krahas ekzotizmit përmes figurave, kompozimeve dhe ngjyrave dhanë edhe dramacitetin, tragjizmin apo atë lirizëm të pakët që mund të ekzistonte në atmosferën e rëndë të një pushtimi perandorak.



