Këtë fundjavë në bregdetin e Jonit do të zhvillohet “Turtle Fest”, festivali kushtuar muzikës elektronike. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se “Turtle Fest vazhdon traditën e festës dedikuar muzikës elektronike në vitin e 11-të në brigjet e detit Jon, duke bashkuar mijëra të rinj në plazhin e Drimadhës këtë fundjavë, më 14, 15 dhe 16 korrik, gjithçka nën sloganin “Feels Like Home”. Përgjatë tre netëve në Drimadhes krahas shijimit të rivierës shqiptare, do të ketë muzikë, spektakël nga DJ më të famshëm nga gjithë bota.



