Çmimet 'Emmy' shtyhen për në janar, shkak greva në Hollywood

Çmimet 'Emmy' shtyhen për në janar, shkak greva në Hollywood

Ndarja e çmimeve Emmy është shtyrë për gati katër muaj, njoftuan organizatorët, ndërsa grevat e aktorëve dhe shkrimtarëve të Hollivudit vijojnë ende dhe nuk ka asnjë zgjidhje në horizont.

Ekuivalenti televiziv i çmimeve Oscar ishte dashur të mbahej këtë shtator, por tani do të mbahet në mes të janarit të vitit të ardhshëm, njoftuan televizioni Fox dhe Akademia e Televizionit, transmeton VOA.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se çmimet e 75-të Emmy do të transmetohen të hënën, më 15 janar 2024”, tha një zëdhënës i Fox.

Hera e fundit që çmimet Emmy u shtynë ishte në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit.

Për shkak të grevës së vazhdueshme të aktorëve, yjet nuk do të mund të merrnin pjesë në Emmy nëse greva e aktorëve do të ishte ende në fuqi në kohën e ceremonisë, gjë që do të ishte katastrofike për vlerësimet televizive.

Çmimet Emmy janë ngjarja më e rëndësishme argëtuese deri më tani që është shtyrë për shkak të grevës së parë të përbashkët të aktorëve dhe shkrimtarëve në të gjithë Hollywood në më shumë se 60 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy