Vlora çel siparin e Festivalit Folklorik “Kënga Labe”, Sinaj: Kjo traditë duhet të shkojë në breza

Vlora çel siparin e Festivalit Folklorik “Kënga Labe”, Sinaj: Kjo traditë duhet të shkojë në breza

Ka çelur mbrëmjen e djeshme siparin e natës së parë të Festivalit Folklorik “Kënga Labe” në Vlorë. Ky festival është zhvilluar në ambientet e kinemasë verore në Lungomare të qytetit te Vlorës.

Të shumtë kanë qenë artëdashësit e këngës polifonike Labe, por nuk kanë munguar dhe pushues të shumtë që pushojnë në qytetin e Vlorës si vendas ashtu dhe të huaj.

Në këtë natë të parë të këngës labe kanë marrë pjesë 16 grupe, ndërkohë që natën e dytë të konkurrimit do të jenë dhe 15 grupe të tjera, pra në total janë 31. Ky Festival është i pari që zhvillohet në qytetin e Vlorës.

Organizatori i këtij festivali deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj është shprehur se ndihet i lumtur për këtë event të cilin nuk e ka organizuar vetëm, por së bashku me shoqatën Labëria, si dhe zgjerimin e bazës se këngës Labe, pasi kënga Labe po përqendrohet në ansamble, dhe po humbiste tradita e Këngës Labe, pasi kjo këngë ka një gjë të përbashkët për të gjithë, dhe ideja ishte zgjerimi i festivalit me nga një këngë për çdo fshat dhe tradita e çdo fshati më vete.

Qyteti i Vlorës ka nevojë për diçka ndryshe siç është kënga Labe ku dhe është djepi i kësaj kënge dhe performanca e këtyre grupeve ishte në nivelet e mira. Kënga Labe është një trashëgimi që asnjë popull tjetër nuk e ka kaq të theksuar, dhe ky shpirti i Labërisë nuk na i merr dot kush dhe duhet të bëjmë te pamundurën  që kjo traditë të shkojë në breza”, shprehet Sinaj.

Kryetari i Shoqatës Labëria Ahmet Demaj, është shprehur se për Vlorën  është i pari që bëhet dhe në total do të marrin pjesë 31 grupe do të jepen dhe tre çmime dhe certifikata falënderimi për këngëtarët më të mirë.

Në këtë festival kanë qenë dhe deputetet e qarkut të Vlorës që kanë shijuar këngët labe. Ndërkohë juria me në krye Zhani Cikon kanë vlerësuar çdo këngë dhe mbrëmjen e sotme do te shpallin dhe tre grupe fituese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy